Shifrat e ‘çmendura’ që Milani shpenzoi për El Pipitën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shifrat e ‘çmendura’ që Milani shpenzoi për El Pipitën

12:49 | 18 Janar 2019

Gonzalo Higuain u bashkua me Milanin nga Juventusi verën e kaluar në një marrëveshje kredie prej 18 milionë eurosh.

Pas vetëm gjashtë muajve në San Siro, sulmuesi argjentinas do të largohet nga hierarkia e Rossonerëve për t’u bashkuar me mentorin e tij Maurizio Sarri në Chelsea, përcjell ORAinfo.

Pavarësisht eksperiencës së tij të shkurtër në Milan, Higuain ka pasur një kosto të pabesueshme ekonomike për klubin prej 2.2 milionë euro për secilin gol 795.000 euro për çdo paraqitje dhe 9.403 euro për çdo minutë të luajtur me Rossonerët me të cilët ka arritur tetë gola në 22 paraqitje.

Milan është hedh në sulm menjëherë për të gjetur një sulmues për të zëvendësuar Higuainin. /ORAinfo/

Komento: