Shifrat e fundit, 48 mijë viktima nga tërmetet në Turqi dhe në Siri

23:08 | 22 Shkurt 2023

Turqia dhe siria vazhdojnë të regjistrojnë lëkundje të forta sizmike pas tërmeti të 6 Shkurit. Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive AFAD ka regjistruar më shumë se 7,200 pasgoditje, ku disa prej tyre me magnitudë mbi 5.0 ndërsa tërmeti i së hënës me fuqi 6.4 përkeqësoi edhe më tej situatën, duke sjellë qindra të plagosur e disa të vdekur.

Autoritetet numërojnë rreth 48 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri, bilanc ky, më i rëndi i 100 viteve të fundit.

Ndërkohë presidenti Erdogan ka nxjerrë një dekret ku ndalon pushimet e punonjësve që po punojnë në zonat e rrënuara duke i mbështetur edhe me një paketë të re financiare shtesë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në 11 provinca të Turqisë.

Tërmetet kanë shkaktuar dëme dhe pasoja të paimagjinueshme edhe sa i përket godinave dhe sipërfaqes gjeografike, ku sipas nje studimi sizmografik prof. Dr. Fadime Serçeli ka deklaruar se zhvendosja e tokës në Anadollin Lindor është plot 6.5 Metra. Ndërsa në Ekinözü, rruga e ngjashme me pamjet e një filmi ka pësuar një zhvendosje horizontale prej 4.7 metrash. /Express

Komento: