Shifrat e Karim Benzemas kundër Liverpoolit janë thjeshtë mbresëlënëse

22:11 | 22 Shkurt 2023

Sulmuesi francez Karim Benzema di të luajë kundër Liverpoolit dhe këtë gjë e konfirmojnë edhe golat e shënuara.

Sulmuesi i Real Madridit e tregoi këtë edhe në ndeshjen e mbrëmshme të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ku me klubin madrilen mposhtën Liverpoolin në Anfield me rezultat 5-2.

Ai shënoi dy gola dhe kështu arriti në totalin e gjashtë golave që shënoi ndaj gjigantëve anglez në Ligën e Kampionëve.

Benzema është edhe rekordmeni për këtë parametër, pasi asnjë lojtar para tij nuk arriti të tundte rrjetën e Livepool aq herë në garat evropiane.

Interesante është se ai shënoi katër nga gjashtë golat në Anfield, kështu që tregoi se sa i pakëndshëm është për Liverpoolin edhe në atë segment.

Kujtojmë se ndeshja kthyese mes Realit dhe Liverpoolit është planifikuar për më 15 mars dhe Benzema do të ketë një tjetër shans për të shënuar ndaj “klientit të tij të rregullt”.

Komento: