Dy autobusë me targa nga Beogradi shihen në Jarinjë, lanë njerëz afër protestave dhe morën tjerë.
Dy autobusë me targa të Beogradit janë parë para pak minutash teksa zbarkojnë mbi 100 protestues në Jarinjë.
“Jepi zë” ka siguruar pamje nga Jarinja, ku shihen dy autobusë teksa lëshojnë protestuesit.
Në të njëjtët autobusë kanë hipur protestuesit e tjerë që deri atëherë ishin në tendat e vendosura në Jarinjë.
Sipas informacioneve, ndërrimi i protestuesve ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së hënës.
Duhet theksuar se është raportuar disa herë se protestuesit po detyrohen të qëndrojnë nëpër tenda për ta pamundësuar qarkullimin.
Madje sot, “Jepi zë” ka raportuar se as mësimi nuk ka nisur në veri, për shkak se mësuesit ishin detyruar të dalin në protestë.