‘Shijoje jetën’, Blero na njofton me ‘bishën’ e tij!

14:53 | 08 Gusht 2022

Blero është ndër këngëtaret me të njohur në trojet shqiptare.

Ai kohëve të fundit me shumë ka qenë prezent në mediat roze për shkak të jetës së tij private, sesa për sjelljen e ndonjë kënge.

Blero ka kohë që është ndarë edhe nga gruaja e dytë, Afrona Dika, përcjell ORAinfo.

Edhe pse ende asnjëri nuk e ka konfirmuar publikisht ndarjen, largimi nga shoqëria e njëri-tjetrit nga rrjetet sociale si dhe mosshfaqja nëpër ndeja të ndryshme se bashku, vetëm sa e ka konfirmuar se çifti i njohur tashmë jetojnë të ndarë.

E se fundmi Blero ka publikuar disa foto ku tregon se është bërë me veturë të re.

“Shijoje jetën’, ka qenë përshkrimi që Blero i ka bërë veturës së re.

Duket se Blero tashme e ka harruar edhe ndarjen nga gruaja e dytë dhe po mendon për fillimin e një etape të re të jetës. /ORAinfo/

Komento: