Shikoni kush po kthehet për Milanin

13:35 | 02 Mars 2019

Mattia Caldara u kthye në fushë për triko Milanin, megjithëse për ekipin e të rinjve, pas pesë muaj e gjysmë në tryezën e trajtimit.

Ish mbrojtësi i Atalanta nuk kishte luajtur që nga 20 shtatori, kundër Dudelange në Europa League, përcjell ORAinfo.

Ai kishte humbur shumë nga sezoni me probleme muskulare, pastaj pësoi një lezion të pjesshëm të tendinit në tetor.

Caldara nuk u inkuadrua në 11’shen e ekipit të sotëm Milan Primavera këtë mëngjes, një hap i parë standard drejt rimëkëmbjes së plotë.

Tani që Andrea Conti është kthyer në ekipin e parë, ai shpreson se ish-shoku e ekipit të Atalanta Caldara mund të bashkohen me të së shpejti. /ORAinfo/

Komento: