Pamjet shqetësuese, çfarë u bën mushkërive koronavirusi.
Disa pamje shqetësuese të publikuara së fundmi tregojnë se çfarë mund t’u shkaktojë koronavirusi mushkërive.
Pamjet e publikuara tregojnë efektin e Covid-19 tek mushkëritë e dy banorëve të Ëuhan-i, që ndodheshin e pushime në Itali. Këta dy pacientë janë edhe dy rastet e para që ndërruan jetë si pasojë e koronavirusit në Itali.
Studiuesit në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Romë studiuan të dy individët, që ishin në të gjashtëdhjetat, pasi rezultuan pozitivë për COVID-19 në 29 Janar 2020.
Të dy pacientët ishin një burrë i shëndetshëm 67-vjeçar dhe një grua 65-vjeçare që ishin të shëndetshëm dhe nuk merrnin mjekime, përveç ilaçeve të përditshme për presionin e lartë të gjakut.
Skanimet me rreze X dhe imazhet e skanerave tregojnë tashme se si COVID-19 u shkaterroi dy kinezëve mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes në një mënyrë të ngjashme dhe të ndryshme në të njejtën kohë me SARS edhe MERS.
Imazhet u publikuan me lejen e vajzës së dy pacientëve. Të dy individët e sëmurur me koronavirus ishin në gjendje kritike, por të qëndrueshme në kujdes intesiv, në momentin që u krye studimi.
Pamjet e marra herët me rreze X tregojnë hapësira me ajër në mushkritë e dy të sëmurëve që më pas mbushen me një substancë, zakonisht qelb, gjak apo ujë.
Pacientët me COVID-19 kanë pasur qese të mbushura me lëng ose “mbetje” në mushkëri, të cilat mund të përkeqësohen në mënyrë progresive me zhvillimin e sëmundjes.