Shikoni se çfarë super-lojtari ka humbur Milani

17:12 | 07 Dhjetor 2018

Ish-ylli i Milan dhe përfaqësueses holandeze Nigel de Jong ka shënuar një perlë për Al Ahli ndaj Al-Gharaffa gjatë pasdites së enjte në Qatar Stars League.

Skuadra e holandezit ka fitaur 3-1.

Ai ka goditur topin nga një distancë rreth 30 metra duke dërguar topin në trekëndëshin e djathtë.

Goditja e tij ishte e përsosur dhe e pakapshme për portierin kundërshtar, i cili pas golit nuk çohet më në këmbë teksa duket se ka pësuar një dëmtim në dorë.

Më poshtë shikoni golin e shënuar nga ish-futbollisti i Milanit.

Komento: