Shiste mish të prishur, ja çfarë ndodhi sot me pejanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shiste mish të prishur, ja çfarë ndodhi sot me pejanin

16:45 | 18 Janar 2019

Një muaj paraburgim i është caktuar personit që shiste mish të prishur të lopës në Pejë.

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.SH, për shkak të dyshimit të bazuar se shiste mish të prishur.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.
“Me datë 16.01.2019, në kohë të pacaktuar, në fshatin Trestenik, Komuna Pejë, së bashku me të pandehurin R e kanë blerë lopën e sëmurë nga i pandehuri M.B në shumë prej katërqind euro, me qëllim që ta vënë në qarkullim mishin duke e ditur se është i sëmurë. Pas marrjes së informacionit policia shkon në bastisje në shtëpinë e të pandehurit dhe njoftojnë Inspektorët Komunal të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ku me atë rast konstatojnë se në shtëpinë e tij gjenden 1,089 kg mishra të përziera të cilat kanë qenë të destinuara për konsumim publik. Me këto veprime i pandehuri S.SH dyshohet se si bashkëkryerës, ka kryer veprën penale prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Kujtojmë se ky mish i prishur, po përgatitej të dërgohej në byrektore, të përgatitej proshutë si dhe suxhukë.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Komento: