Shiten aksionet e Inerit, ja kush është pronari i ri

22:45 | 17 Janar 2019

Inter pirtet të ketë aksionar të rinj.

Firma me bazë në Hong kong, LionRock Capital dhe jo Alibaba’s Jack Ma raportohet se do t’i blejnë 31.05 për qind të aksioneve të Erick Thohirit në Inter.

Ma ishte parë si personi i parë që do ti bashkonte forcat me Suning Group, por Gazzetta dello Sport thotë se Thori pritet që t’ia shet aksionet e tij LionRockut.

Gazeta ka shpjeguar që fondi planifikon që ta ndihmojë Interin në ndërtimin e stadiumit të ri, për të cilën gjë pritet të këtë “zhvillime të rëndësishme” në fillim të shkurtit, transmeton express.

LionRock është themeluar në vitin 2011 nga Daniel Kar Keung Tseung, një biznesmen kinezo-amerikan i cili ka 25 vite përvojë në biznes në Kinë dhe Azinë juglindore.

La Gazzetta shkruan se marrëveshja do të përfundoj “pasi që ai pritet të paguajë 150 milionë euro” te aksionari indonezian i Interit.

Komento: