Shiten testet në Fakultetin Juridik në UP, prangosen dy persona

00:01 | 03 July 2019

Janë prangosur dy persona nga Policia e Kosovës.

Hetuesit policorë të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), po sa kanë pranuar të dhëna, menjëherë kanë filluar hetime nën dyshimin se persona të dyshuar po shesin ”teste” që u parashtrohen studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së.

Më 28.06.2019 policia ka siguruar Urdhëresën nga Gjykata Themelore Prishtinë për masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit ‘simulimi i një vepre të korrupsionit’, pasi dyshohej se persona të dyshuar janë duke konsumuar veprën penale ‘mashtrim’ , nga neni 323 i KPRK-së.

”Sot, datë 2 korrik 2019, në realizim të masave të fshehta të hetimit dhe në zbatim të planit hetimor policor, rreth orës 16:35, policia në flagrancë e ka prangosur një të dyshuar i cili posa kishte pranuar 100 euro në këmbim të ofrimit të ,,testit”, tek i njëjti janë gjetur parat që janë përdorur si stimulim i veprës penale, po ashtu policia ka prangosur edhe personin e dytë pasi dyshohet se që të dy vepronin së bashku.

Policia, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, ka prangosur:

G.S. viti i lindjes 1996 m.k.sh dhe E.B. viti i lindjes 1992 m.k.sh.

Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.

Komento: