Shitësi i mjaltës infektoi me koronavirus 11 persona në Istog

23:37 | 13 Qershor 2020

Sot janë konfirmuar 53 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Nga 23 teste, vetëm 11 dolën pozitiv me koronavirus sonte në Komunën e Istogut.

Të gjithë janë raste kontakti nga 61-vjeçari i infektuar ditë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin, Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.

Të infektuarit janë nga fshati Shushicë.

Sipas informacioneve, 61-vjeçari shiste mjaltë në treg dhe ai ka pasë kontakt me shumë persona.

Komento: