Shitësit ilegal në shesh, Komuna e Prishtinës merr këtë vendim

20:20 | 25 Shkurt 2019

Sheshi kryesor i Prishtinës është i mbushur me shitës të ndryshëm.

Mjafton një shëtitje dhe aty gjen gjithçka për të blerë. Ata që kanë nevojë për një telefon e kanë mundësinë ta blejnë në shesh.

Por edhe ata që duan syze dielli, mund të bëjnë pazar aty.

Njëjtë mund të veprojnë edhe duhan-gjinjtë, adhuruesit e farave dhe ata që duan lodra për fëmijët e tyre.

E në fakt, leje për të shitur në këtë pjesë të qytetit kanë vetëm librashitësit.

Të tjerët janë ilegalë të cilët thonë se këtë punë po e bëjnë nga zori ngase nuk kanë zgjidhje tjetër.

Komuna e Prishtinës, ka vendosur që t’i largojë të gjithë shitësit ambulantë.

Komento: