
Shitet Fiorentina.
Biznesmeni italian, Diego Della Valle nuk do të jetë më pronari i Fiorentinas, klub që e bleu në vitin 2002.
Do të jetë një tjetër biznesmen, italo-amerikani Rocco Commisso, i cili do të blejë 100% të aksioneve të klubit nga Firence, që sipas informacioneve të fundit do të kushtojë 200 milionë euro dhe jo 135 milionë, aq sa u përfol fillimisht.
Ka qenë vetë klubi “Violë” që ka shpërndarë një qëndrim zyrtar ku shpjegon se:
“Gjatë takimit të sotëm të Bordit të Drejtorëve, familja e Della Valle njoftoi ekzistencën e një procesi që aktualisht është duke u zhvilluar, me qëllim shitjen e kompanisë, e cila, nëse duhet të kalojë, mund të garantojë Fiorentinan një strukturë të re aksionare në sa më shpejt të jetë e mundur. Duke marrë parasysh këto komunikime, Këshilli, në tërësi, ka dorëzuar mandatin e tij tek klubi”, transmeton telesport.
Commisso tentoi verën e shkuar të blejë klubin e Milanit, por nuk ia doli pasi borxhet e marra nga ish-presidenti Li Yonghong tek Elliot, bënë që ky font të marrë aksionet e klubit.
Sipas raportimeve të të dhënave familja e Della Valle ka investuar mbi 300 milionë euro tek Fiorentina dhe në këmbim nuk ka marrë asnjë të ardhur deri tani. I gjithë menaxhimi ka qenë për pasionin e biznesmenit për futbollit.