Shitja e Neymarit, PSG ka ide të reja

15:44 | 18 Gusht 2019

Po përflitet për një largim të mundshëm të Neymarit nga PSG-ja.

Paris Saint-Germain janë të hapur për idenë e një marrëveshje huazimi për Neymar, me një detyrim të mëvonshëm për ta blerë, pasi braziliani vazhdon të kërkojë një rrugëdalje nga Parc des Princes.

Neymar ka qenë në qendër të njërit prej sagave më të gjatë të dritares së transferimit, pasi ai nuk arriti të kthehej në stërvitjet e para-sezonit me klubin dhe tregoi një dëshirë për t’u larguar.

Pasi nënshkroi për një tarifë rekord botëror prej 222 milionë euro dy vjet më parë, ylli i Seleçao ka ndihmuar klubin për fitimin e ligës, por suksesi në Evropë mungoi.

Real Madrid dhe Barcelona kanë qenë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e Neymar.

PSG ka refuzuar të pranojë oferta ku janë përfshirë edhe lojtarë nga ekipet që dëshirojnë nënshkrimin me 27-vjeçarin.

Kampionët e Ligue 1 tani janë të hapur për huazimin e tij, me detyrim për ta blerë rreth 220 deri në 250 milionë euro më vonë.

Komento: