Kosova cilësohet edhe si njëri nga vendet më të varfëra.
Organizata humanitare zvicerane “Caritas” e cila ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën që nga viti 1999, thotë se paqëndrueshmëria politike në vend po përcillet edhe me pasoja sociale dhe ekonomike, raporton Gazeta Express.
Në një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare me rastin e 20 vjetorit të veprimtarisë së organizatës, thuhet se shumë gjëra kanë ndryshuar, megjithatë Kosova mbetet vendi më i varfër në rajon dhe politikisht më i paqëndrueshmi.
Një gjë të tillë sipas “Caritas” e dëshmojnë edhe zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor, raporton Gazeta Express.
“Njëzet vjet pas përfundimit të luftës, Kosova ka ende nevojë për përkrahje të jashtme. Situata politike mbetet e paqëndrueshme brenda vendit dhe zgjedhjet e reja janë vend të mbahen në tetor 2019. Kosova është një prej vendeve më të varfëra në Evropë, e popullata kryesisht e re vuan nga varfëria e papunësia”, thuhet në këtë komunikatë të “Caritas”, raporton Gazeta Express.
Përveç tjerash në këtë shkrim thuhet se situata e keqe socio-ekonomike është edhe si rezultat i korrupsionit dhe sundimit të dobët të ligjit.
Ndër të tjera në këtë njoftim të organizatës humanitare “Caritas” listohen edhe aktivitetet dhe punët e bëra në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës.
“Që nga përfundimi i luftës, Caritas ka punuar vazhdimisht në Kosovë për të krijuar mundësi të mira për të mundësi më të mira të të ardhurave, për të përmirësuar arsimin parashkollor e për të integruar pakicat dhe imigrantët e kthyer. Retrospektivë dhe perspektivë”, thuhet ndër të tjera.