Shkaktarët e zjarrit në Tetovë ende nuk dihen

18:33 | 09 September 2021

Tetova mbrëmë u godit nga një fatkeqësi.

Ka mbaruar hetimi në terren. Nga gjetjet në vendin e ngjarjes, Prokuroria Publike njofton se është duke punuar në zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Burime të Alsat brenda organit të akuzës thonë se ekipi hetues është duke punuar në dy pista: e para ka të bëj me dyshimet nëse zjarri është shkaktuar nga bombolat e oksigjenit të cilat kanë shpërndarë zjarrin në mënyrë zinxhirë dhe e dyta ka të bëj me dyshimet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga lidhja jo adekuate e energjisë elektrike, përkatësisht shkaktimi i zjarrit nga një aparat defibrilator.

Për momentin organi i akuzës në domenin e saj të hetimit nuk ka ngritur dyshime për zjarr vënie të qëllimshme nga faktori njeri. Por Prokuroria pretendon që deri në mbylljen e hetimit, çdo version i dalë në opinion mbetet në suaza të spekulimeve.

Prokurorët kanë marrë edhe dëshmitë e punonjësve të spitalit modular, ndërsa nga 14 viktimat e nxjerra për një pjesë kërkohet analizë e ADN-së me qëllim identifikimin e tyre.

Komento: