Shkaku i Koronavirusit, dy futbollistët e Kosovës planifikojnë t’i shtynë dasmat për vitin tjetër

19:21 | 22 April 2020

Dy futbollistët e Kosovës planifikojnë t’i shtynë dasmat për vitin tjetër shkaku i Koronavirusit.

Bota po vuan nga pandemia COVID-19, derisa dy fy futbollsitë të Kosovës kishin planifikuar që të martohen gjatë kësaj vere

Bëhet fjalë për Arbër Zenelin dhe Fidan Alitin, të cilët ishin të gatshëm që t’i jepnin fund beqarisë gjatë kësa vere, shkruan Reporteri.

Por, shkaku i pandemisë ku janë të ndaluar grumbullimet, që të dy mund të ndodhë që do t’i shtynë dasmat për vitin tjetër.

Zeneli dhe Aliti gjatë lidhjeve direkte me gazetarin e Telegrafit, Romak Zeqirin, kanë bërë të ditur se dasmat e tyre tani varen nga rrjedha e pandemisë.

Në rast se do të vazhdojë kjo gjendje, që të dy kanë paralajmëruar se dasmat e tyre do t’i shtyjnë për vitin e ardhshëm.

Komento: