Shkaku i pandemisë, Milani humbje prej 195 milionë eurosh

20:25 | 09 October 2020

Skuadra e Milanit, 195 milionë humbje shkaku i pandemisë.

Milan ka konfirmuar që ka humbje për 195 milionë euro por ka theksuar se kjo është në vije me pritjet e klubit.

“Klubi nuk ka mundur të jetë imun në një sezon ku të gjithë janë prekur nga pandemia globale”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

“Performancat financiare negative të klubit janë si pasojë e menaxhmentit të mëparshëm dhe humbjet sillen rreth 195 milionë euro”.

“Këtu përfshihet edhe situata e jashtëzakonshme e Covid që sigurisht ka ndikuar që klubi të mos realizojë fitimet e pritura”.

Milan insiston që ata “janë të përkushtuar për të respektuar rregullat e fer play financiar”.

“Një klub si Milan merr kohë për t’u transformuar por klubi dhe pronarët janë të bashkuar dhe besojnë në hapa pozitiv që po ndërmerren”.

“Ndikimi i madh është edhe emergjenca është e qartë dhe reflekton me të ardhurat nga stadiumet dhe reduktimet e vazhdueshme të aktiviteteve komerciale si të ardhura minore dhe zonën industriale të Casa Milan, është parë”.

Klubi po ashtu ka theksuar pjesën e të drejtave televizive dhe shitjes gjatë sezonit 2019/20 e që do të llogariten për sezonin e ardhshëm.

Përjashtimi vitin e kaluar nga Europa Ligë ka kontribuuar që klubi të këtë probleme tjera financiare.

“Ndihma e vazhdueshme e Elliott, të cilët garantojnë stabilitetit financiar të AC Milan, që pavarësisht që kanë bërë investime të rëndësishme, ndikimi i tyre nuk do të shihet në të ardhmen e afërt”.

“Në të njëjtën kohë, politika për racionalizimin e shpenzimeve është lansuar, duke bërë një reduktim të pagave të lojtarëve dhe pagave të menaxhmentit të lartë”.

Komento: