Shkaku i reshjeve atmosferike, KRU-Prishtina njofton për reduktimet e ujit

12:56 | 19 January 2023

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar që gjatë ditës së sotme do të ketë reduktime të ujit për shkak të reshjeve të dendura atmosferike.

Si pasojë e reshjeve të dendura te liqeni i Ujmanit ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit dhe Lepencit, si dhe pamundësohet trajtimi i ujit për pije.

Sipas KRU-së, Fushë-Kosovë së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, dhe Obiliqi do të ketë reduktime të ujit duke filluar sot nga ora 10: 00 dhe do zgjasë deri në 16:00.

“Pastaj ujë do të keni nga ora 16:00- 20:00, pastaj reduktim nga ora 20:00-04:00 të mëngjesit. Gjendje e rënduar është në komunën e Drenasit, por ka potencuar autocisternat do jenë aty për t’i furnizuar qytetarët me ujë.Kurse fshatrat në Podujevë do të ketë reduktime gjatë ditës diku rreth tre orë”,thuhet në njoftimin për media.

Sipas KRU-Prishtina, kjo situatë do të vazhdoj deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

Komento: