Shkaku i taksës, Serbia çdo ditë humb nga mbi një milion euro

10:42 | 20 Janar 2020

Serbia çdo ditë humb nga mbi një milion euro për shkak të taksës së Prishtinës.

Ekonomia e Serbisë humb nga një milion e 39 mijë euro në ditë për shkak të taksës së vendosur nga Kosova, i ka thënë “Novostit” nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Lajiq, transmeton Koha.

Ai ka thënë se “më së shumti ka humbur industria vendëse ushqimore, meqë kompanitë tona gjatë kësaj kohe plotësisht janë larguar nga Kosova”

“Gjatë gati 14 muajve qyshes është vendosur taksa, në territorin e Kosovës janë dërguar më pak mallra nga Serbia që kapin vlerën e 435 eurove, krahasuar me periudhën e njëjtë para vendosjes së taksës”, i ka thënë Lajiqi kësaj gazete, duke shtuar se vendin e tyre e kanë zënë kompanitë nga Greqia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Sllovendia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut, transmeton Koha

Komento: