Shkaku i tri sëmundjeve serioze, Van Dijkut i rrezikohej jeta në moshën 20 vjeçare

14:43 | 01 June 2020

Van Dijkut i rrezikohej jeta në moshën 20 vjeçare shkaku i tri sëmundjeve serioze.

Virgil van Dijk nuk ka pasur një jetë aspak të lehtë sa ishte më i ri.

Për mbrojtësin holandez dihet që ka pasur probleme familjare, të cilat lidhen me babain e tij, për të cilin lojtari nuk gëzon shumë respekt.

Por, së fundmi mësohet se Van Dijk ka pasur edhe probleme shëndetësore, madje tejet serioze.

Lojtari vuante nga tri sëmundje që ia rrezikuan jetën, dhe gjatë kohës kur ishte 20 vjeç, ai pati operim të rrezikshëm, madje nënshkroi testament.

“Akoma mbaj mend tek rrija i shtrirë në atë shtrat. Gjëja e vetme që shihja ishin tubat që vareshin nga unë. Trupi im ishte i thyer dhe nuk mund të bëja asgjë. Në një moment të tillë, skenarët më të këqij ishin fishkëllimat rreth kokës”, ka thënë Van Dijk.

“Jeta ime ishte në rrezik. Nëna ime dhe unë iu lutëm Zotit dhe diskutuam skenarë të mundshëm. Në një moment unë duhej të nënshkruaja disa letra. Ishte një lloj testamenti”, shtoi ai.

“Po të vdisja, një pjesë e parave të mia do të shkonin te nëna ime. Sigurisht, askush nuk donte të fliste për këtë. Por duhej ta bënim”.

Karakteri dhe mentaliteti i fortë i Van Dijk kanë bërë që ai të jetë më i miri mbrojtës në Premierligë aktualisht.

Ai arriti të fitonte edhe Ligën e Kampionëve, si dhe ishte afër Topit të Artë, po të mos ishte për Messi.

Komento: