Shkallët tek stacioni i autobusëve në gjendje të mjerueshme

08:27 | 20 September 2019

Shumë shkallë në Prishtinë janë në gjendje të mjerushme dhe pa asnjë mirëmbajtje.

Edhe pse gati të pakalueshme, shkallët që dërgojnë tek stacioni i autobusëve në kryeqytet frekuentohen në masë të madhe nga qytetarët.

Mirëpo, gjendja e keqe e tyre po shkakton pakënaqësi tek ta, e te disa të moshuar edhe pamundësi për të kaluar.

Hasan Kastrati, banor i lagjes “Dardania” në kryeqytet çdo ditë frekuenton këto shkallë që shpijnë për tek stacioni i autobusëve.

Ai ka thënë se gjendja e keqe e tyre po i shkakton vështirësi, e sidomos për moshën që ka.

“Këtu sidomos kur bie shi e borë është vështirë të kalohet. Kisha apeluar te organet komunale të riparojnë këto shkallë së paku sa për kalim”, thotë Sabit Kastrati.

Të pakënaqur me këtë gjendje janë shprehur edhe qytetarë të tjerë.

“Për më të moshuarit është vështirë të kalohet. Tash që fillojnë të reshurat gjendja vështirësohet edhe më tej”, tha qytetari Orges Kastrati për rtv Dukagjini.

“Mua më bie çdo ditë të kalojë dhe është jashtëzakonisht e tmerrshme të ndeshesh më këso pamje. Për të moshuarit është shumë vështirë të kalojnë. Është dashur të rregullohen shumë më herët”, thotë qytetari tjetër Ibrahim Gashi.

Komento: