Christian Panucci është shkarkuar nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka humbur durimin mbas humbjes së mbrëmshme me Turqinë, dhe ka reaguar menjëherë duke e shkarkuar Christian Panuccin.
Christian Panucci u largua nga drejtimi i kombëtares së Shqipërisë pas një sërë rezultatesh negative dhe krijimit të një klime aspak të qetë në grup.
Shkarkimi i trajnerit italian ka bërë buj në mediat turke, që shkruajnë se erdhi pasi Kombëtarja e tyre e mundi 2-0 Shqipërinë në “Loro Borici”.
Gjatë drejtimit të tij, Kombëtarja shqiptare ka luajtur 15 ndeshje, nga të cilat 6 prej tyre miqësore.
Nga ky total sfidash, Kuqezinjtë kanë regjistruar 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje.
Panucci debutoi në ndeshjen kualifikuese të 2 shtatorit 2017, me fitoren 2-0 ndaj Liechtenstein dhe e mbylli me humbjen e mbrëmshme, ndaj Turqisë.
Golaverazhi i kombëtares nën drejtimin e italianit është tejet negativ: 9 gola të shënuar dhe 25 të pësuar.