Shkarkim, dorëheqje apo shpërndarje? Flasin nga LVV-ja, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, këto janë opsionet

16:33 | 20 Maj 2024

Partitë politike po i ‘’fërkojnë’’ duart çdo ditë e më shumë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Deri më tani kemi propozime si data të mundshme për zgjedhje dhe metoda për shkuarjen në to, por nuk kemi ende nuk ka dakordim konkret nga partitë, shkruan FrontOnline.

Derisa PDK-ja ka caktuar dy data për shkuarjen në zgjedhje të reja, siç janë 30 qershor dhe 7 korrik 2024, partitë tjera opozitare si LDK dhe AAK, kërkojnë forma tjera.

Për LDK-në dorëheqja ose shkarkimi i Qeverisë është opsioni i vetëm, edhe për AAK-në opsioni i vetëm është për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës, pa dorëheqje të Qeverisë ose shkarkim të saj, nuk mund të ketë shpërbërje të Parlamentit.

Deputeti i VV-së: I japim votat për shpërbërjen e Kuvendit, shkarkimi e dorëheqja e Qeverisë është e pa mundur

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, për FrontOnline ka folur rreth opsionit të mundshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme. Ai thotë se janë të gatshëm për këtë, por janëduke pritur pajtim opozitar.

‘’Në linjën e asaj që ka deklaruar kryeministri. Ne vazhdojmë të qëndrojmë prapa saj. Edhe shkuarja në zgjedhje të parakohëshme ka kuptim nëse partitë opozitare bien në dakord nëse është momenti’’ thotë ai.

Dugolli thotë se janë të gatshëm për të i dhënë votat për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, nëse për këtë është gati edhe opozita.

‘’Ne kemi thënë se nëse ka pajtim mes opozitës dhe meqë nuk i kanë votat me e shpërnda Kuvendin, ne do ia plotësojmë ato vota dhe ne vazhdojmë të jemi në këtë kuptim, por tash varet nga ata. Shpërndajra e Kuvendit mund të bëhet në një dakordim me partitë politike’’ shton ai për FrontOnline.

Deputeti i VV-së, shton se nëse opozita është gati për zgjedhje janë edhe ata.

‘’Në këtë radhë nëse janë të gatshëm opozita me shkuar në zgjedhje edhe në jemi të gatshëm për shpërbërjen e Kuvendit’’ potencon ai.

Për të opsione tjera janë të pamundshme si shkarkimi ose dorëheqja e Qeverisë.

‘’Opsionet tjera janë të pa realizueshme si shkarkimi ose dorëheqje e Qeverisë, kjo nuk do të ndodhë asnjë herë sepse nuk ka arsye’’ përfundon ai.

Nura i PDK-së: Jemi gati për zgjedhje, tashmë është urgjente shkuarja në to

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Jakup Nura, thotë për FrontOnline se subjekti i tij politik, është i gatshëm të shkoj në zgjedhje.

‘’PDK gjithherë e ka treguar gatishmërinë me shkuar në zgjedhje të parakohshme’’ deklaron ai.

Nura, thotë se tashmë në këtë kohë është urgjente shkuarja në zgjedhje.

‘’Unë thash se ne jemi gati për zgjedhje, në çdo moment, kemi qenë edhe para një viti por tashmë është urgjente me shkuar në zgjedhje’’ shton ai.

Ai është tejet insistues për shkuarjen në zgjedhje, duke thënë se nuk mund diskuton më shumë për këtë.

‘’Nuk mund të diskutoj më shumë, sa më pare që është e mundshme duhet me shkuar në zgjedhje’’ përfundon ai.

Deputeti Shala: LDK është për shkarkimin ose dorëheqjen e Qeverisë, nëse Kurti do zgjedhje le të dorëhiqet

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala thotë për FrontOnline thotë se për subjektin e tij opsione janë vetëm shkarkimi i Qeverisë ose dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti.

‘’Qëndrimi i LDK-së është ky: që të shpërndahet Kuvendi, së pari, duhet të japë dorëheqje kryeministri ose duhet të rrëzohet Qeveria’’ shprehet ai.

Deputeti i LDK-së, thotë se kjo mund të ndodh me anë të një mocioni që do të tregonte se Qeveria Kurti nuk e ka shumicën.

‘’Me anën e një mocioni të suksesshëm, që do të dëshmonte se Qeveria e Kosovës nuk e ka shumicën’’ shton Shala.

Deputeti Shala, thotë se një kryeministër që do vërtetë zgjedhje, duhet me dhënë dorëheqje.

‘’Një kryeministër që do vërtet zgjedhje të parakohshme, duhet të japë dorëheqje’’ përfundon ai.

Zëdhënësi i AAK-së: Veç shkarkim ose dorëheqje të Qeverisë, s’ka variant tjetër

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili për FrontOnline thotë se janë për shkuarjen në zgjedhje por vetëm pas shkarkimit të Qeverisë ose dorëheqjes së saj.

‘’Ne jem për zgjedhje, por vetëm për shkarkim të Qeverisë ose dorëheqje të kryeministrit’thotë ai.

Xhemaili nga AAK thotë se nuk kanë datë për zgjedhje.

‘’Ne nuk kemi datë por jemi vetëm për këto dy variante asnjë mënyrë tjetër’’ potencon ai për FrontOnline.

Ai thotë se për këtë ka ka folur edhe kryetari i tij, Ramush Haradinaj.

‘’Dihet qëndrimi ynë përmes GP-së, por edhe deklarata e kryetarit Haradinaj, pas darkës së kryeministrit me kryetarin e PDK-së’’ thekson ai/FrontOnline/

Komento: