Shkarkime masive të diplomaci, 13 ambasadorë do të kthehen në Kosovë

20:21 | 19 Maj 2021

Lajmi është raportuar në burime ndërkaq zyrtare ende nuk ka diçka të tillë

Ministria e Punëve të Jashtme në dakordim me Presidencën e Kosovës ka shkarkuar 13 ambasadorë.

Tashmë dekretet për shkarkimet e ambasadorëve të Kosovës nëpër botë janë nënshkruar nga Presidentja Vjosa Osmani.

Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh nga burimet e saja se Ministrja Donika Gërvalla ka inicuar shkarkimin e 13 ambasadorëve të Kosovës.

“Janë 13 ambasadorë që janë shkarku me kërkesën e Ministres Gërvalla. I ka nënshkruar dekretet Presidentja Osmani”, i tha ky burim.

Tashmë është bërë publike që Presidentja Vjosa Osmani ka liruar nga detyra Ambasadorin e Misionit Diplomatik të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Komento: