Shkarkime rrufesh të kapura në momentin e duhur në Prishtinës

23:38 | 17 Korrik 2021

Pamje të rrufesë gjatë mbrëmjes në Prishtinë.

Përveç reshjeve të shiut sonte gjatë mbrëmjes në Prishtinë janë regjistruar goditje rrufesh dhe më vonë në distancë.

Prishtina Weather ka publikuar disa fotografi nga rrufeja, duke theksuar se sasia e të reshurave deri në mbrëmje sot arriti në 14mm, derisa edhe me të reshurat e djeshme total janë 23mm.

“Sonte aty nga ora 20 intensiteti i reshjeve ishte 108mm në orë, por natyrisht kjo vetëm në çast, se po të vazhdonte me këtë ritëm mund të kishim deri në 100mm shi për një orë”, thuhet në njoftim.

Komento: