Shkarkimi i Jose Mourinhos, vjen reagimi i papritur nga Paul Pogba

12:04 | 18 Dhjetor 2018

Rezultatet e dobëta kanë bërë që drejtuesit e Manchester United ta shkarkojnë nga posti i trajnerit Jose Mourinhon.

Pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, ylli i skuadrës angleze, Paul Pogba, e ka tallur portugezin në Tëitter, duke e postuar një fotografi.

Pogba dhe Mourinho i kishin prishur marrëdhëniet gjatë këtij sezoni dhe kjo gjë u bë edhe më e dukshme fundjavën e kaluar, kur Mourinho e la atë në stol për 90 minutat e ndeshjes kundër Liverpoolit.

“Përshkruajeni këtë”, shkruan Pogba në mbishkrimin e fotografisë, të cilët pas pak minutash e fshiu nga të gjitha llogaritë në rrjetet sociale.

Komento: