Shkarkimi i kryetarëve në Veri përmes peticioneve, Shefi i BE-së shkon në KQZ

15:51 | 23 Janar 2024
shkarkimi-i-kryetareve-ne-veri-permes-peticioneve,-shefi-i-be-se-shkon-ne-kqz

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka takuar sot kryetarin e  Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqin, me të cilin kanë biseduar për çështjen e shkarkimit të kryetarëve të komunave në Veri.

Szunyog e ka përgëzuar Radoniqin për përgjigjen e shpejt ndaj kërkesave të grupeve nismëtare për peticionet dhe ka treguar se është interesuar për hapat e radhës dhe për përgatitjet e brendshme të KQZ-së nëse kalohet pragu i 20% .

“Diskutum procesin e tërheqjes së kryebashkiakëve në komunat veriore me kryesuesin e KQZ-së. Ndërsa e përgëzova për përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të Grupeve Nismëtare, u interesova për hapat e ardhshëm dhe përgatitjet e brendshme të KQZ-së për votën e tërheqjes nëse kalohet pragu i 20%”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.

Komento: