Shkarkimi i Luciano Spallettit, vjen reagimi i papritur i Massimo Morattit

10:25 | 02 February 2019

Luciano Spalletti i ka ditët e numëruara në krye të Interit.

Interi e ka nisur keq vitin 2019 duke dështuar të gjejë portën në dy ndeshje në Serie A dhe i ka dhënë lamtumirën Kupës së Italisë pasi është eliminuar në çerekfinale nga Lazio, transmeton Express.

Forma e dobët e skuadrës, ka bërë që t’i lëkundet karrigia Luciano Spallettit dhe raportohet se vendin e tij do ta zë Antonio Conte.

Por, ish-presidenti, Massimo Moratti, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit italian që të mos e humbasin besimin në ish-trajnerin e Romës.

“Nuk është hera e parë që në janar kemi pas këso rënie, një zbehje të dukshme të fokusit dhe rënie të nivelit të përqendrimit. Nuk është e lehtë për ta gjetur arsyen e vërtetë, pres që ata brenda klubit ta zbulojnë”, tha Moratti për Rai Sport.

“Në këtë moment nuk është e lehtë të gjesh trajner të mirë në treg, kështu që pse duhet të ndërrohet Spalletti tani?”, pyeti Moratti.

“Nuk e di se ku do të gjejnë një trajner të mirë taktik dhe që ka ADN të Interit. I mirë është Diego Simeone i Atletico Madridit, por Conte është gjithashtu trajner i mirë. Spalletti ka qenë i mirë, më e rëndësishme është që të arrihen rezultate pozitive cilido trajner që të jetë këtu”.

Komento: