Nenad Rashiq ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Ramush Haradinajt.
Ai ka thënë se vendimi i kryeministrit Ramush Haradinajt për shkarkimit e zëvendësministres Vesna Mikiq dhe ministrit Ivan Todosijeviq, ka qenë i duhuri.
Rashiq ka thënë se Haradinaj s’kishte zgjedhje tjetër pos shkarkimit të zyrtarëve serbë, pas deklaratave të tyre se shqiptarët janë terroristë dhe masakra e Recakut ka qenë një fabrikim.
“Kryeministri nuk pati zgjidhje tjetër pos t’i shkarkonte znj. Mikiq dhe z. Todosijeviq pas atyre deklaratave”, ka thënë Rashiq.
Ai thotë se duhet të kenë kujdes zyrtarët serbë në Kosovë kur të deklarohen publikisht.
“Duhet të kenë kujdes se cka po flasin. Ata që janë në pozita, në institucione duhet të kenë kujdes të mos japin deklarata që nxisin urrjejte”, ka thënë Rashiq.