Shkarkimi i Valdete Dakës, Bislimi thotë se ajo kishte rol destruktiv

21:36 | 15 Qershor 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën e ka shkarkuar, kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.

E zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë në KTV ka komentuar shkarkimit e saj.

Bislimi e ka arsyetuar shkarkimin e Dakës nga ana e presidentes.

“Një person që emëron presidentin e shkarkon presidentin mendoj që Daka kishte një rol destruktiv në procesin e zgjedhjeve. Ka disa gjana që Prokuroria i ka hetu për vota nga Austria dhe besoj se kjo ka ndodhur pa dijeninë e saj”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Bislimi tha se Valdete Daka ka pas një rol për të ja mundësuar Albin Kurtit kandidimin si deputet.

Komento: