Shkarkohet Allegri? Zidane në krye të Juventusit

23:00 | 03 Nëntor 2021

Juventusi i Torinos pësoi një goditje të re në Serinë A italiane, këtë herë duke u mposhtur nga Hellas Verona, duke shkaktuar kështu një valë të re kritikash nga tifozët ndaj një Massimiliano Allegri, i cili nuk ka fat në këtë fazë të dytë në stol.

Kësisoj ekipi i bardhezinjve, i nxit thashethemet për një shkarkim të mundshëm nëse rezultatet nuk ndryshojnë menjëherë,përcjell ORAinfo.

Nëse Allegri do të largohej nga Juventus Stadium, emri që tingëllon më i fortë për ta zëvendësuar atë është ai i trajnerit francez ,Zinedine Zidane, i cili është pa ekip pas largimit nga Real Madrid sezonin e kaluar dhe kështu do të kishte mundësinë të merrte drejtimin e skuadrës tjetër të madhe. në të cilin shkëlqeu në kohën e tij si futbollist./ORAinfo/

Komento: