Shkarkohet Ancelotti?

13:59 | 16 Tetor 2019

Carlo Ancelotti, mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Napolit.

Napoli nuk është duke zhvilluar ndeshjet që të gjithë prisnin. Ulja e ritimit, humbja me Cagliarin si dhe barazimi 0-0 në Champions League ndaj Genk apo barazimi po 0-0 me Torinon në Seria A, kanë lëkundur stolin e teknikut Ançeloti.

Mediat në Itali kanë filluar të flasin për një krizë në marrëdhëniet midis tij dhe klubit, pasi renditja në vend të 4 e Napolit nuk është objektivat e vendosura.

Tashmë llogaritë midis Ançelotit dhe Napolit do të bëhen në fund të vitit. Nëse klubi italian nuk përmirëson atëherë do të kemi me shumë mundësi një shkarkim të teknikut Ançeloti.

Komento: