Shkarkohet drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi

13:01 | 24 Prill 2020

Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar sot Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje si dhe zëvendësdrejtorin Nysret Kelemendi.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Informim e KEK-ut.

“Për 15 minuta kanë ardhur e kanë lexuar letrën dhe janë shkarkuar”, është thënë nga zyra.

Bordi i emëruar nga Qeveria Kurti e shkarkon kushëririn e Presidentit Hashim Thaçi, Njazi Thaçin, nga pozita e drejtorit të KEK’ut.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së sotme, Bordi i Përkohshëm shkarkoi edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.

Komento: