Shkarkohet drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, nuk u gjet asnjë kardiolog në punë

11:08 | 10 June 2021

Nuk u gjet asnjë kardiolog në punë, shkarkohet drejtori i Klinikës së Kardiologjisë.

Imri Jashari është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK.

Komisioni Disiplinor ka marr sot vendim për shkarkimin e tij.

Lajmin për shkarkimin e Jasharit e ka konfirmuar për Express kryetari i këtij komisioni, Florim Zejnullahu.

Ai ka thënë se Jashari ka të drejtë ankese për vendimin e marrë.

Ndërsa, vendimi për shkarkimin e tij është bazuar në raportin e Komisionit për mbarëvajtje në punë, i cili ka konstatuar se më datë 25 maj të këtij viti, në orën 12:00 nuk është gjetur asnjë kardiolog në njësinë koronare në shërbim të pacientëve.

Komento: