Gattuso nuk e ka gjatë në stolin e Milanit.
Humbja 2-0 ndaj Torinos ka lëkundur së tepërmi pozitat e Gennaro Gattusos në krye të stolit të Milanit.
Ish-mesfushori kuqezi nuk po gjen ekuilibrat në skuadër, duke rrezikuar jo pak edhe kualifikimin në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Kështu, sipas “Rai”, drejtuesit kuqezi kanë marrë 24 orë kohë për të reflektuar mbi të ardhmen e Gattusos.
Ndërkohë, Leonardo ka zbuluar edhe kartat, ku skuadra pritet t’i besohet trajnerit të sektorit të të rinjve te Milani, Federico Giunti.