Shkarkohet Gattuso? Ky do të jetë trajneri i ri i Milanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shkarkohet Gattuso? Ky do të jetë trajneri i ri i Milanit

18:30 | 22 Dhjetor 2018

Arsene Wenger, po shfaqet si favorit i nxehtë për të marrë përsipër postin e trajnerit në Milan pasi Gennaro Gattuso pësoi një humbje 1-0 në shtëpi ndaj Fiorentinës përcjell ORAinfo.

Puna e Gattusos është në fije të perit pas ndeshjes së sotme të Serie A, ku goli i Federico Chiesa ia solli humbjen rossonerëve.

Sipas Tuttomercatoweb, nëse Rossonerët nuk fitojnë pikë të plota kundër Frosinone dhe SPAL, Gattuso do të shkarkohet para Vitit të Ri.

Ish legjenda e Arsenalit, Wenger është favoriti, veçanërisht tani që Ivan Gazidis – ish-drejtor ekzekutiv i Arsenalit – ka marrë përsipër në Milano.

Një mundësi tjetër më pak e mundshme do të jetë Roberto Donadoni, i cili u nda nga ekipi me Bolonjën me pëlqimin e ndërsjellë gjatë verës./ORAinfo/

Komento: