Shkarkohet Gattuso ? Ky është trajneri i ri i Milanit

16:01 | 05 Prill 2019

AC Milan dëshiron që trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino si menaxherin e tyre të ardhshëm të përhershëm, zbulon Corriere della Sera.

Shefi ekzekutiv i Rossonerëve, Ivan Gazidis, ka identifikuar Argjentinasin si njeriun ideal për të drejtuar një projekt të ri në San Siro, ndërsa Gennaro Gattuso është afër shkarkimit përcjell ORAinfo.

Pochettino është kontraktuar me Tottenhamin deri në vitin 2023, por ai ka qenë i lidhur me një largim të hershëm këtë verë ,me Real Madridin që më parë ishte i interesuar në shërbimet e tij./ORAinfo/

Komento: