Të enjten me vend të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore-Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos” është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Hysen Nikçi.
Nga kjo ndërmarrje kanë konfirmuar për Ekonomia Online, se Nikçi nuk është pajtuar me vendimin e Bordit, për çka edhe do të mbajë konferencë për medie në orën 12:00.
Përderisa Qeveria me 21 maj kishte marrë vednim për emërimin e bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes me këtë përbërje: Enis Berisha, kryesues; Ardita Salihu, anëtare; Fitnese Ismajli, anëtare dhe Afrim Mehmetaj, anëtar.