Disa burime thonë se drejtori i Milanit, Leonardo është midis disa figurave që do të zëvendësohen këtë verë nga Ivan Gazidis.
Rossonerët janë duke u përpjekur të rrëmbejnë vendin e katërt nga Atalanta, me raportet në Corriere dello Sport se ata mund të marrin edhe një ujdi me UEFA mbi shkeljet financiare të Fair Play, duke pranuar një sezon jashtë konkurrencës kontinentale nëse ata kualifikohen vetëm për Europa League, përcjell ORAinfo.
Sipas Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport këtë pasdite, e ardhmja e Leonardo nuk është aspak e sigurtë dhe ai gjithnjë e më shumë ka gjasa të largohet në fund të këtij afati.
Është sugjeruar se ai ka një ofertë pune nga Federata e Futbollit të Brazilit për të zëvendësuar Edu Gaspar, i cili po shkon drejt Arsenalit./ORAinfo/