Shkarkohet Sarri ? Ky është trajneri i ri i Chelseas – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Shkarkohet Sarri ? Ky është trajneri i ri i Chelseas

19:33 | 19 Mars 2019

Sarri me shumë gjasë do të shkarkohet.

Humbja 2-0 e pësuar në kampionat kundër Everton-it ka shtuar pakënaqësitë e drejtuesve të Chelsea-t, të cilët duket se janë vënë në kërkim që tani për zëvendësuesin e trajnerit italian.

Sipas “Gazzetta dello sport”, londinezët janë gati t’ia besojnë ekipin Steve Holland, ndihmësi i Gareth Southgate tek Anglia, deri në fundin e sezonit dhe më pas të zgjedhë trajnerin për sezonin e ardhshëm.

Nuno Espírito Santo, Laurent Blanc, Massimiliano Allegri dhe John Terry janë katër emrat në listën e Chelsea-t, që ndodhet në vendin e gjashtë në Premier League, 3 pikë larg Arsenal-it të vendit të katërt.

Gjithsesi, ekipi po shfaqe mirë në Europa League, me “Blutë” që janë kualifikuar në fazën çerekfinale, ku do të përballen me Slavia Prague.

Nuk duhet harruar se skuadra që fiton Europa League e ka të garantuar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!