Claude Puel është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Leicester Cityt.
Ai nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Leicester, pasi kryesia e klubit ka vendosur që ta shkarkojë atë.
Vendimi për fatin e trajnerit francez është marrë këtë mëngjes, si pasojë e humbjes 1:4 ndaj Crystal Palace.
Puel kishte drejtimin e skuadrës për 56 ndeshje në Premierligë, me një rezultat prej 19 fitoreve, 13 barazimeve dhe 24 humbjeve.
Një seri prej gjashtë humbjeve në shtatë ndeshjet e fundit duket t’i ketë kushtuar atij me punën e trajnerit.
Leicester nuk kishte mposhtur ndonjë skuadër që pozicionohet më mirë sesa vendi i 12-të që nga 3 nëntori.