Shkarkohet trajneri i njohur

14:05 | 01 Prill 2019

Steve McClaren është shkarkuar nga QPR të hënën pas më pak se 11 muajsh përgjegjës për klubin, thonë burimet e Sky Sport.

Disfata e shtunë e 2-1 në shtëpi ndaj Bolton Wanderers ka bërë që bordi të marrë një vendim të tillë përcjell ORAinfo.

McClaren u emërua drejtor në Loftus Road në maj 2018, në një kontratë dy-vjeçare që zëvendësonte Ian Holloway, i cili ishte shkarkuar nga klubi një javë më parë.

Ai u bë menaxher i pestë i QPR-së që prej largimit nga Liga Premier në vitin 2015./ORAinfo/

Komento: