
Sami Sermaxhaj është shkarkuar nga posti i trajnerit të Ballkanit.
Klubi i Ballkanit ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj. Lajmi bëhet i ditur nga klubi kosovar që përmes një njoftimi bën me dije që sot ka ardhur fundi i bashkëpunimit.
Duke i uruar suksese në karrierë, klubi i Ballkanit lajmëronte:
“Pas bashkëpunimit disa mujor me trajnerin Sami Sermaxhaj, sot kemi shkëputur bashkëpunimin. Shkëputja e marrëveshjes është bërë me marrëveshje të dy anëshme,pasi mungonin rezultatet e pritura nga klubi.
FC Ballkani i uron trainerit Sami Sermaxhaj sukses dhe falenderon për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme“, shkruhej në njoftimin e klubit të Ballkanit.