Ish-ylli i Milanit, Mark van Bommel është larguar nga posti i trajnerit të klubit holandez, PSV.
PSV njoftoi sot në mëngjes se Van Bommel ishte shkarkuar nga detyrat e tij,përcjell ORAinfo.
Ky largim vjen pas një humbje 3-1 ndaj Feyenoord, e cila la ekipin e Eindhoven 10 pikë pas drejtuesve të Eredivisie Ajax në vendin e katërt.
42-vjeçari luajti 50 ndeshje për Milanin pasi u transferua nga Bayern Munich në janar 2011 dhe ndihmoi kuqezinjtë në Scudetto e tyre të fundit./ORAinfo/