Shkarkohet trajneri i njohur nga Serie A

16:42 | 03 Mars 2020

Nuk dinë për fitore që 12 ndeshje, skuadra nga Serie A shkarkon trajnerin.

Cagliari kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Rolando Maran, pas një serie pa fitore në 12 ndeshje në të gjitha garat.

Skuadra nga Serie A të hënën ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me trajnerin Maran, ndihmës-trajnerin Christian Maraner dhe analizuesin e ndeshjeve, Gianluca Maran.

Është ish trajneri i Palermos, Samdorias dhe Wolves, Walter Zenga, që ka marrë drejtimin e Cagliarit.

Cagliari nuk ka fituar një ndeshje në Serie A që nga 5 dhjetori, kur mposhti 2:1 Sampdorian, ndërsa janë eliminuar nga Kupa e Italisë pas humbjes 4:1 nga Inter.

Me gjithë formën e tyre të dobët, ata janë në vendin e 11 në renditje, me dhjetë pikë larg tre pozitave të fundit.

Komento: