Shkarkohet zyrtari i Auditimit të Brendshëm të ‘Postës së Kosovës’

17:38 | 10 August 2020

Blerim Krasniqi është shkarkuar nga pozita e zyrtarit të Auditimit të Brendshëm të “Postës së Kosovës”.

Komisioni i Auditimit të “Postës së Kosovës”, sot ka shkarkuar nga detyra Blerim Krasniqin nga pozita e zyrtarit të Auditimit të Brendshëm të “Postës së Kosovës”.

“Në pozitën e zyrtarit të Auditimit të Brendshëm si ushtruese e detyrës është emëruar Mimoza Vila”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Arsyet e shkarkimit të Blerim Krasniqit nuk janë bërë të ditura në njoftim.

Komento: