Shkatërrohet kamioni nga një aksident në Rrugën e Kombit, drejtuesi në gjendje të rëndë

20:36 | 20 Qershor 2019

Aksidentet e trafikut nuk kanë të ndalur në vendin tonë.

Një aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Kombit në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Morinës.

Mësohet se një kamion i madh është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i tij.

Personi i plagosur është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por mendohet se shpejtësia e mjetit ka qenë një faktor për shkak të dëmeve të mëdha që ka pësuar kamioni.

Komento: