Shkatërrohet spitali ku mjekoheshin ushtarët e UÇK-së

22:01 | 06 July 2019

Është shkatërruar vendi që përdorej si spital për shërimin e ushtarëve të UÇK-së.

Në një objekt në Potok të Podujevës, mjekoheshin ushtarët e plagosur të Zonës Operative të Llapit.

Në ditët e sotme ky objekt nuk përdoret për asgjë, pasi aty ka me bollëk rrënoja e mbeturina, njofton Klan Kosova.

Afrim Bajçinovci, njëri nga banorët e paktë të kësaj zone dhe ndër 118 personat që në atë kohë shërbente këtu, fajtorë për shkatërrimin e objektit lë institucionet që sipas tij nuk e ruajtën atë pasi u rinovua në vitin 2000 nga një organizatë e huaj.

Në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, thonë se për restaurimin e objektit duhet të pranojnë kërkesë nga ata që dikur kanë shërbyer aty.

Komento: